Dita kundër Dhunës ndaj Gruas, Klosi: 16 ditë sensibilizim

 

Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, Ministria e Mirëqënies Sociale lançoi fushatën e saj 16-ditore për këtë çështje.

Vetë ministri Blendi Klosi tha se brenda këtyre 16 ditëve, përmes aktivizmit do të promovohet barazia gjinore.

“Ne në Shqipëri e respektojmë shumë nënën, motrën, familjen dhe nëna dhe gruaja është pjesa më e mirë e familjes shqiptare. Në këto 16 ditë të aktivizimit tonë ne do të përpiqemi në çdo moment të shfaqim kundra dhunës, ta promovojmë atë, ta ngrejmë aty ku  e meriton”, – tha ai.

SHKARKO APP