Dita Ndërkombëtare kundër Duhanit, Manastirliu: Duhani thyen zemrën

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Duhanit, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu po zhvillon një aktivitet te Liqeni Artificial. Një grup qytetarësh, shoqëruar dhe nga ministrja, po bëjnë një marshim-vrap këtë mëngjes te liqeni.

Ata kanë veshur të gjithë bluza, përmes të cilave përcjellin nga një mesazh për ata që konsumojnë duhan. Në mesazhin e saj, Manastirliu tha se duhani thyen zemrën dhe është shkak për sëmundjet kardiovaskulare.

”Sot jemi këtu për të ndërgjegjësuar të gjithë ata që janë duhanpirës, për t’i kushtuar më shumë kohë shëndetit. Duhani thyen zemrën dhe i referohet sëmundjeve kardiovaskulare. Ne jemi sot këtu për të zgjedhur shëndetin dhe jo duhanin”,-tha ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marshimit i janë bashkuar dhe artistë apo gazetarë, siç ishte Landi i grupit të njohur ”West Side Family”, apo gazetarja Mira Kazhani, të cilët dhanë mesazhet e tyre kundër duhanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?