Dita ndërkombëtare pa makina, Tirana sot e bllokuar për makinat nga ora 08:00– 22:00

Sot kryeqyteti është zgjuar pa zhurmën e zakonshme të automjeteve për të respektuar Ditën ndërkombëtarë pa makina.

Ndryshe nga një pjesë e mirë e kryeqyteteve ekologjike në Europë, në Tiranë kjo do të ndodhë vetëm në një ditë.

Bashkia që ka organizuar aktivitete sot për gjatë gjithë ditës, ka deklaruar se ka një plan që do ta vërë në funksion shumë shpejt për të vijuar sensibilizimin për ditën pa makina.

Bllokimi i qarkullimit të automjeteve ka nisur prej orës 08:00 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në 22:00 të mbrëmjes.

"Ne ftojmë të gjithë qytetarët nesër që sipas mundësive dhe kohëve që ata kanë gjatë gjithë ditës, duke filluar që nga mëngjesi herët dhe deri në mbrëmje vonë, të vijnë dhe ta shijojnë këtë hapësirë të re këmbësore, të bërë për qytetarët. Synimi ynë nuk është që trafikun ta divertojmë diku tjetër. Synimi dhe arsyeja pse jemi sot këtu është për t'i ftuar qytetarët që nesër të mos e marrin makinën", tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Mazniku.

 

SHKARKO APP