”Dita pa makina”, nesër ndryshon qarkullimi i automjeteve në Tiranë

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës rikthen më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Bashkia e Tiranës nxit qytetarët që t’i lënë mjetet e tyre në shtëpi dhe t’i bashkohen aktiviteteve të “Ditës pa Makina” si këmbësorë, së bashku me familjen e tyre.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datë 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë 6 vitet e fundit një sërë nismash të cilat synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?