“Dita pa makina”, Veliaj ‘pagëzon’ martesën e një çifti në sheshin “Skënderbej”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kurorëzoi sot në martesë, Ermirin dhe Adën, çifti i parë i ditës pa makina.

Kryebashkiaku Veliaj tha  gjatë ceremonisë së celebrimit të çiftit në sheshin ‘Skëndërbej’ se “Ermiri dhe Ada kanë ardhur sot të dy me biçikletë dhe kanë vendosur që të celebrohen edhe si një dëshmi i ditës sonë fantastike pa makina”.

Po ashtu, sikurse dhe procedura e celebrimit të martesës e do, për Kryebashkiakun Veliaj, të drejtat dhe detyrimet në bazë të kodit të familjes , që lindin nga kjo martesë janë të bazuara në ligjin 9062 datë 8.05.2003.

“Martesa është një bashkëjetesë ligjore që mbështet në barazinë morale, juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë dhe mirëkuptimit reciprok si baza e unitetit dhe respektit në familje. Me martesë burri dhe gruaja përfitojnë të njëjtat të drejta dhe detyrime", tha Veliaj.

Para shkëmbimit të unazave, Ermiri bëri premtimin e tij në publik.

“Nuk është një premtim është me shumë një fjali që do doja ta thoja; Ada në qoftë se ti do jetoje 100 vjet, unë do jetoja 100 pa një ditë, që të mos isha asnjëherë vetëm’ , tha Ermiri.

Ndërsa Ada tha se ‘kur e kupton njeriu që do të kalojë pjesë e jetës me personin më të rëndësishëm, mezi prêt që ta fillojë këtë proces. Jam shumë e lumtur që po e bëj këtë ceremoni këtu, në qytetin ku kam lindur dhe jam rritur dhe me njeriun që dua të kaloj gjithë jetën time”.

Pasi shkëmbyen unazat, nuk mund të mos mungonte dhe një foto mes çiftit, dëshmitarëve dhe Kryebashkiakut. Në mbyllje bënë dhe një xhiro mbi biçikleta.

SHKARKO APP