Ditë e trishtë në vend/Humb jetën mjeku i njohur, pedagogia dhe 28-vjeçarja shtatzënë
Një ditë e zezë është kjo e martë, pasi kanë ndërruar jetë tre persona nga Covid-19, si dhe janë infektuar qindra të tjerë. Vajza 28-vjeçare e cila ishte 5 muajshe shtatzënë, nuk ia doli. Ajo neglizhoi ndihmën e bluzave të bardha duke dashur të mjekohej ne shtëpi, mirëpo pasi gjendja e saj u rëndua u transportua menjëherë në spital aty ku dhe humbi jetën pas hemorragjisë.
Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha. Mjeku Ilirjan Draçi ndërroi jetë sot, pas prekjes nga Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkroi se Draçi ishte një mjek që shërbeu me profesionalizëm dhe se nuk ia doli dot të mundte virusin e pabesë. Postim prekës për ndarjen e mjekut nga jeta bëri dhe bashkëshortja e tij Parashqevi Proda. Ajo shkruante dhe lutej që Zoti t’i jepte një mundësi të dytë, të shikonte sërish dritën në agim.
Tjetër humbje jete është edhe ndarja nga jeta e profesores së Ekonomikut, Irena Bogdanit. Arsimtarja ishte duke luftuar me Covid-19, mirëpo siç e bëri të ditur dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, Bogdani humbi jetën në moshën 62-vjeçare.