Ditë me diell dhe e ngrohtë, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veri në relievet malore nga orët e pasdites.

Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

SHKARKO APP