Ditë me diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonë së ulët. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash. Parashikohet që në orët vijuese vranësirat gradualisht të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore duke krijuar dhe mundësi për momente të pakta shiu.

Po ashtu edhe gjatë natës vonë mbetemi me kalime vranësirash. Temperaturat e ajrit do të të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP