Ditë me diell dhe temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe prej orëve të mesditës, do ketë alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje.

Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët. Në relievet e larta malore reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do te fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 8 – 12m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 34°C

në zonat e ulëta 17 deri 36°C

në zonat bregdetare 21 deri 35°C

SHKARKO APP