Ditë me diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan, do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare, ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë.

Gjithashtu, parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 33°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?