Ditë me diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot
Aktualitet E Hënë, 21 Prill 2025 08:59
Dita e hënë parashikohet me mot relativisht të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.
Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1- 2 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

