Ditë me diell dhe temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë, do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, deri pas -mesditës kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit.
Parashikohet që pasditja dhe në vijim, të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C, deri në 22°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.