Ditë me diell dhe vranësira të pakëta, parashikimi i motit për sot

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga kthjellime dhe herë pas here alternime vranësirash në zonat qendrore dhe veriore.

Në jug të vendit parashikohen reshje të izoluara shiu gjatë ditës, ndërsa në juglindje do të ketë rikthim të reshjeve të borës.

Temperaturat do të variojnë nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës, temperatura minimale do të jetë 5 gradë Celsius në Pukë, ndërsa temperatura maksimale do ë prekë vlerën e 14 gradë Celsius në qytetet bregdetare të Durrësit dhe Sarandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas MeteoAlb, në tre ditët në vijim do të kemi ulje temperaturash, të shoqëruara me reshje bore në zonat malore dhe reshje shiu në zonat bregdetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?