Ditë me diell por e acartë, parashikimi i motit për sot
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 3/15 diell
Kukës -3/9 diell
Lezhë 6/13 diell
Dibër -2/9 diell
Durrës 6/16 diell
Tiranë 5/17 diell
Elbasan 3/17 diell
Berat 1/18 diell
Vlorë 6/16 diell
Korçë -1/10 diell
Gjirokastër -3/17 diell
Sarandë 5/18 diell