Ditë me diell por temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut parashikohet të nisin fillimisht në jug të vendit e gradualisht edhe në pjesën qendrore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë fryrë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 3-4 ballë.
KOHA JONË SONDAZH

