Ditë me vranësira por temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë ditën e mërkurë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në zhvillim.

Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në lindje reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era parashikohet të jetë nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 34°C
në zonat e ulëta 18 deri 37°C
në zonat bregdetare 19 deri 36°C

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?