Ditë përvëluese edhe sot! Temperaturat shkojnë në 42 gradë celsius

Edhe sot ditë përvëluese në vendin tonë! Temperaturat pritet të shkojnë deri në 42 gradë në disa qytete.

Kjo situatë vjen si pasojë e të nxehtit Afrikan që ka përfshirë prej disa ditësh jo vetëm vendin tonë por edhe pjesën më të madhe të europës jugore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në verilindje.

Gjithashtu dita e nesërme pritet si një ndër ditët më të nxehta ku temperaturat në vlerat maksimale pritet të kapin vlerat 41 deri 42 grad celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-Në zonat malore 17 deri 37°C

-Në zonat e ulëta 19 deri 42°C

-Në zonat bregdetare 23 deri 39°C

SHKARKO APP