“ Ditë Vere” 2024/ “Dritës tate xhevahir”, bashkon artëdashësit e këngëve elbasanase në teatrin “Skampa”

Koncerti, “Dritës tate xhevahir “ ka vijuar serinë e gjatë të aktiviteteve të zhvilluara nga “Teatri Skampa” në kuadër të festës së “Dita e Verës”.

Në skenën e mbushur plot me qytetarë dhe artëdashës elbasanas, kanë intepretuar me mjaft profesionalizëm Orkestra e Harqeve ( nderi i qytetit) në prani të fturve specialë sopranon Ulpjana Aliaj, Elina Dumi, si edhe Rob Luft & Ethnik Band, të cilët i dhuruan plot emocione publikut të pranishëm, në sallën e Teatrit “Skampa”.

Nuk ka munguar edhe përshëndetja e kreut të bashkisë, Gledian Llatja, në këtë koncert, duke ftuar dhe mirëpritur miq nga i gjithë vendin që të festojnë në Elbasan, si dhe ka nderuar me “Mirënjohja e Qytetit” dy solistet Elina Dumi dhe Ulpjana Aliaj.

Më herët në këtë skenë është ngjitur këngëtari Shpat Deda duke intepretuar repertorin e tij në koncertin e titulluar “Udhëtim në fjalë”.

Prej më shumë se një jave i gjithë qyteti i Elbasanit është kthyer në një atmosferë festive, ku aktivitete të ndryshme realizohen në të gjitha qendrat e kulturës dhe artit, për të mos harruar edhe sheshet kryesore të qytetit, ku edhe këtu nuk mungojnë aktivitetet festive.

Prej shekujsh Dita e Verës kthehet në një arenë festive jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në rrethinat e tij.

Nga viti në vit, kjo festë vijon të marrë përmasa edhe më të mëdha, ku qyteti nën kujdesin e vecantë të kryetari të bashkisë Gledian Llatja është kthyer në një dekor lulesh dhe ndricimi ashtu si edhe e ka zanafillën dhe sinjifikimin kjo ditë.

SHKARKO APP