Ditë zie për ish-deputetin, humb bashkëshorten
Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare, bashkëshortja e ish-deputetit Mark Frroku. Daklea Frroku, nënë e dy fëmijëve vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën.
Prej dy javësh ish-deputeti Mark Frroku e bashkëshortja e tij ishin kthyer në Shqipëri, pas një kurimi në Shtetet e Bashkuara, pasi mjekët nuk i dhanë më shpresa jete.
Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, në maj të këtij viti me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë, dhe ai duhej të kujdesej për dy fëmijët.
KOHA JONË SONDAZH

