Ditëlindja e gjen sot Jozefina Topallin në Firence, urimi dhe dhurata e parë

 

Sot, për ditëlindje që në mëngjes kam marrë shumë mesazhe urimi nga miket e miqtë e mi më të dashur!” Kështu e nis Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mesazhin e saj falendërues për të gjithë ata që e kanë uruar sot në 52-vjetorin e ditëlindjes.    

“Im bir Genari ka qenë urimi më i parë në 12.00. Po ashtu Tonci dhe Megi që mbrëmë më ka bërë dhuratën më të bukur duke ardhur në Firence ku jam për punë.”

“I falemnderes zotit që më ka falë dy fëmijë të dashtun! I jam mirënjohëse Toncit pa mbështetjen e të cilit nuk do isha ku jam. Falënderoj miqtë e vjetër e të ri të mi, bashkëpunëtorët e mi të mrekullueshëm gjatë viteve, që mbeten njëlloj të sinqertë e luajal!

“Sinqerisht Jozefina,” – ka qene mesazhi i ish-kryeparlamentares, e cila i është dashur të falënderonte sërish ndjekësit e saj në profilin Facebook, pasi pothuajse për çdo orë mori me qindra mesazhe prej tyre.     

SHKARKO APP