Diten e premte do dalim në shesh në orën 09:00 për t’i thënë Edi Ramës se e ka gabim.

Një protestë e madhe do të organizohet nesër në ora 09.00 për të kundërshtuar Ligjin e Procedurave Tatimore, i cili hyn sot në fuqi
dhe parashikon gjoba deri në 100 milionë. Tregtarët, të cilët preken deri në faliment nga ky ligj, do të mblidhen përpara kryeministrisë duke bërë publike kërkesat e tyre. Nisma Thurrje, e cila ka organizuar këtë tubim, ka shpërndarë një komunikatë, të cilët po e botojmë më poshtë:
 
 
PRINTOJE! SHPERNDAJE!
Je Tregëtar? Nuk ka rëndësi se çfarë dyqani ke. As se ku e ke. As sa i madh është ai. As se çfarë tregton.
Nuk ka rëndësi nëse biznesi yt është i vogël, i mesëm apo i madh. Kemi të gjithe të njejtin hall.
Ndërsa xhiro është në rënie të lirë, taksat dhe gjobat rriten çdo vit. Me shpesh po na vizitojnë tatimorët se sa klientët. E sërisht, të ardhurat në buxhet nuk rriten. Përkundrazi, nga muaji në muaj ato përkeqësohen. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nuk jemi ne
problemi. Dhuna ndaj nesh nuk është zgjidhja.
Ligji i Procedurave Tatimore, i cili hyn nesër në fuqi, parashikon gjoba maramendëse. Gjoba falimentuese, të cilat u lihen në dorë
inpektoreve militantë. Atyre inspektorëve, të cilët të gjithë e dimë se interesin kryesor nuk kanë arkën e shtetit, por arkën e shtëpisë së
tyre. Kërcënimi ynë me faliment ndoshta do të rrisë arkat shtëpiake por kurrsesi nuk do të mbushë arkën e shtetit.
Ne nuk mund të lejojmë që dikush i emëruar inspektor sepse realizoi planin e votave, të firmosë falimentin tonë. Të firmosë dënimin me
borxh të fëmijëve tanë. Të na përlajë me një firmë punën dhe mundin e të gjithë jetës. Të na mbyllë përgjithnjë qepenat. Të na vrasë të
ardhmen! JO!
Paratë që i mungojnë arkës së shtetit nuk janë në xhepat tanë. Janë në xhepat e atyre që zotërojnë monopolet. Janë në xhepat e atyre që firmosin monopolet. Janë në xhepat e atyre që fitojnë tenderat. Janë në xhepat e atyre që firmosin tenderat. Ik e merruani!
Në xhepat tanë, gjenden vetëm paratë e djersës tonë. Prandaj duhet të luftojmë për të!
Diten e premte do dalim në shesh në orën 09:00 për t'i thënë Edi Ramës se e ka gabim. Se nuk jemi ne problemi.
Po Formalizimit, Jo Falimentimit!
#NeNukJemiDakord

SHKARKO APP