Ditët e fundit të tetorit, ja si do të jetë moti në fundjavë
Kjo e shtunë do jetë dita e fundit që mund të ketë reshje shiu. Deri në ditën e martë, moti do jetë me kthjellime dhe me kushte atmosferike të qëndrueshme, ku temperaturat do arrijnë deri në 29 gradë celsius.
Përsa i përket fushës termike, krahasuar me ditët që lamë pas, nuk presim të pësojmë ndryshime të ndjeshme. Temperaturat në vlerat maksimale do të luhaten nga 27-29 gradë celsius, kryesisht në zonat e ulëta dhe në bregdet.
Përsa i përket erës, pritet të jetë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare deri në 8-9m/s, por hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-13 metra/s duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 3-4 ballë.