Ditmir Bushati: BE-ja të na konsiderojë si përgjegjësi, jo më si barrë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas refuzimit për të hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një status në ”Twitter’’, Bushati konsideron se ky vendimi i KE-së përforcon pozitën e Ballkanit Perëndimor vetëm si vend ‘kandidat’ dhe tashmë është koha që BE-ja ta konsiderojë këtë rajon jo më si ‘’barrë, por si përgjegjësi’’.

Ish-ministri i Jashtëm iu bashkua kritikës të diplomatit të njohur gjerman Wolfang Ischinger, i cili deklaroi se tërheqja e BE-së nga Ballkani Perëndimor është e njëjta me tërheqjen e SHBA-së nga Siria.

SHKARKO APP