Ditmir Bushati krah Ramës në Durrës për 6 marsin: Marrëdhëniet nuk kanë qenë mjaltë

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i është rikthyer fushatave zgjedhore, ku këtë të martë ka qenë i pranishëm në Durrës. Ai ka qenë bashkë me kryeministrin Edi Rama për të prezantuar tek të rinjtë kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sako. Në fjalën e tij, Bushati tha se jo çdo marrëdhënie në PS ka qenë mjaltë, por është e rëndësishme që të rinjtë t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend për të sjell ide të reja dhe për që socialistët i përshtaten sfidave të kohës.

Pjesë nga fjala

Kam besuar tek vlerat e qendrës së majtë, por është shumë e rëndësishme që dikush të bëhet shtysë, jo në çdo rast marrëdhëniet kanë qenë mjaltë.

Një parti politike që është në mandatin e tretë, nuk ka një parti simotër, as në botën ish-komuniste, por as në Perëndim nga forcat politike të majta, që të ketë arritur të marrë besimin e njerëzve për tre mandate rresht.

Kjo është shumë e rëndësishme për secilin prej jush për tu bërë pjesë e kësaj familje në mënyrë që familja jonë politike të ketë ide të reja, të ketë vitalitetin e nevojshme, transfuzionin e gjakut që është i nevojshëm për trupin por edhe PS.

Për të gjithë ne për të kuptuar që nuk mund të jesh socialist në 2022 me idetë e socialistëve pas luftës së dytë botërore apo me idenë e PS pas viteve 90, sepse sfidat janë të ndryshme dhe e rëndësishme është që ne të jemi një forcë dinamike që i përshtatemi kohës.

SHKARKO APP