Diversioni, Enno Bozdo: Raportin e CEZ kundër Metës na e dha Kryeministri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo deklaroi në emisionin "Top Story" se raporti i avokatëve, në të cilin pretendohet se akuzohet Ilir Meta për një aferë korruptive, opozita e ka marrë nga Kryeministria.

“Në Partinë Demokratike, ky raport, ky material nuk ka ardhur nga BIRN-­i, ka ardhur nga Kryeministria”, deklaroi Bozdo.

I menjëhershëm ishte reagimi në panel i përfaqësuesit të LSI­-së, Sokol Dervishaj, i cili e quajti këtë deklaratë një diversion.

“Realisht ky deklarim i zotit Bozdo është i rëndë. Ky është tregues i qartë që tregon se PD-ja është fare e pashpresë. E nisën me dorëheqjen e zotit Meta, u ranë poshtë akuzat dhe tashmë kaluan tek diversioni. Kjo është qesharake dhe më vjen keq. Do doja që opozita e vendit tim të ketë një alternativë”, tha Dervishaj. 

SHKARKO APP