Divjakë, dhjetëra hektarë tokë në Tërbuf janë nën ujë

Kjo është toka e Fiqiri Sinanit, nga Tërbufi i Divjakës. Në 10 ha tokë ai ka mbjellë grurë dhe jonxhë, por që me shume gjasa nuk këto kultura bujqësore nuk do të korren kurrë. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur këto toka.

”Unë po përmbytem çdo vit. Kanalin e tretë e kam paguar me lekët e mia për ta pastruar kam harxhuar 1.5 mln. Ndërsa të mbjellat nuk e di nëse do i marr prodhimin apo jo, për 1 ha kam harxhuar 3 mln lekë të vjetra. Dëm i madh, po marrim fund”,-tha fermeri Fiqir Sinani.

Pas 20 vitesh emigrim në Itali, ai vendosi që kursimet e tij t’i hedhë në këto toka, që sot u përmbytën si shkak i mos pastrimit të kanaleve kulluese.

”Kërkoj të pastrojnë urgjent kanalin e parë dhe të dytë. Nëse bimët rrinë më shumë se në 48 orë në ujë marrin fund. Ne kemi javë të tëra të përmbytur. Duhet urgjent të vendoset një rregull që kanali të pastrohet nëj herë në dy vjet”,-tha Sinani.

SHKARKO APP