Divorcet në Shqipëri, 80% e padive ngrihen nga gratë

Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar që prej fundit të viteve 1990. Sipas të dhënave zyrtare, koeficienti i numrit të divorceve për 100 martesa ka ardhur në rritje, pasi nga 17,8 divorce për 100 martesa në 2014, në 21 në 2018.Thënë ndryshe afro 20% e martesave përfundojnë në divorc.

Kjo është një shifër me e ulët se në vendet perëndimore, por në Shqipëri divorci bart një peshë tjetër sepse pasojat e tij janë më të rënda për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale. Gjykata e Tiranës mbart peshën më të madhe për sa i përket nr. Të padive për divorc.

Vetëm për periudhën janar 2019- shkurt 2020 janë riregjistruar 1096 padi për zgjidhje martese. Ndërsa, në dy muajt e parë të vitit 2020, në Gjykatën e Tiranës, janë regjistruar 256 padi për divorc.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna. Fëmijët janë viktima të konflikteve mes prindërve gjatë dhe pas këtij procesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?