Divorci i bujshëm i sheikut, pasi e tradhtoi ai do t’i paguajë 3 miliardë dollarë ish-gruas

3 miliardë dollarë. Kaq mund t’i kushtojë tradhtia ndaj Sheikha Mahrës, vajzës së kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, biznesmenit Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid.  Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të çimentuar fort në legjislacionin civil se me rast divorci, burri ka detyrime të shumta ekonomike që duhet t’i përmbushë kundrejt ish bashkëshortes dhe fëmijëve. Juristët me përvojë nga Emiratet theksojnë se është shumë herët për të folur për kushtet e divorcit, por në çdo rast Sheikh Mana mund të detyrohet t’i paguajë princeshës me origjinë greke dëmshpërblim në varësi të pasurisë së paluajtshme, por që mund të shkojë deri në 3 miliardë dollarë.

SHKARKO APP