Djali 12 vjeç me tumor, babai: Lutem që dikush të më ndihmojë
Agimi është vetëm 12 vjeç dhe nuk di as të shkruajë e as të lexojë. Ai nuk ka shkuar ndonjëherë në shkollë. tumori që i ka prekur shtyllën kurrizore nuk ia lejon të jetojë si bashkëmoshatarët e tij.

Agimi jeton në fshatin Fermë të Cërrikut. Deri më sot ai ka bërë dy ndërhyrje për shkak të një tumori në kokë, por i duhen akoma ndërhyrje.
Për t’ia siguruar këto babai i tij i duhet të bëjë çdo punë që i del. Qemali i detyruar nga gjendja shëndetësore e djalit si dhe në vështirësi të madhe ekonomike mbledh kanoçe në koshat e mbeturinave për t’i shitur e fituar sadopak të holla.
Qemal Fezo nuk ka mundur të gjejë një punë. Ai thotë se për shkak se i përkasin komunitetit rom, kudo ku shkon e diskriminojnë. Me lot në sy, babai i Agimit 12-vjeçar nuk kërkon gjë tjetër veç një ndihmë për shpenzimet e operacionit të djalit të sëmurë që ai të jetojë.
Kush dëshiron të ndihmojë Agimin, mund të kontaktojë në numrin +355 69 920 1821
KOHA JONË SONDAZH

