Djali fitoi betejën me koronavirusi, flet deputetja socialiste: Ishte si një ëndërr e keqe, nuk dua ta kujtoj

Djali i deputetes socialiste Antoneta Dhima u konfirmua pozitiv me COVID-19, ndërkohë që vetëm disa ditë më parë Dhima dha lajmin e mire se ai  është shëruar nga koronavirusi.

Gjatë një interviste për Fax News, Dhima deklaroi se gjithçka ishte si një ëndërr e keqe, që fatmirsisht djali i saj e kaloi.

Deputetja socialiste ndërkohë falenderoi bluzat e bardha, dhe uroj që asnjë familje mos të preket nga ky virus i rrezikshëm.

“Ishte një ëndërr e keqe që nuk dua ta kujtoj. Jam e lumtur që djali e mposhti këtë beteje të COVID-19 dhe sot është pranë familjes.

Një falenderim i imi shkon për të gjithë bluzat e bardha. Për të gjithë mjekët që shërbejnë jo vetëm në vijën e rrezikut, por në gjithë Shqipërinë.Uroj dhe shpresoj që asnjë familje të mos preket nga ky virus kaq i rrezikshëm.”– tha Dhima.

SHKARKO APP