Djali i Azem Hajdarit: Babai im, frymëzim për ta bërë Shqipërinë e denjë

Djali i vogël i Azem Hajdarit i është bashkuar homazheve në përkujtim të “8 Dhjetorit”, Ditës së Rinisë të zhvilluara nga ish-kryeministri Sali Berisha tek shtatorja e babait.

Përballë statujës së babait të tij në Qytet Studenti, Azem Hajdari u bëri thirrje shqiptarëve që të shmangin personat që janë në dëm të vendit, si dhe tha se shpreson që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë ata që e duan Shqipërinë në formën më të mirë të saj.

“Ju falenderoj që keni ardhur këtu dhe falenderoj zotin që ekziston një shpirt i njeriut të tillë që luftoi për të drejtën dhe liritë e njeriut. Një ditë si kjo e sotmja ka qenë në memorien time si një ditë përrallore nga mirësia dhe guximi i atyre që u çuan për të mirën e kombit tonë. Këtë përrallë unë e kam dëgjuar aq shumë herë, dhe çdo herë është bërë më e bukur. Me rritjen time kuptova se ishte reale dhe këta njerëz luftuan ndaj komunizmit më të egër në Evropë me mirësinë trimërinë dhe idealet e tyre. Nuk mendoja se do të vinte kjo ditë të mblidheshim sot kështu, mendoja se ishte diçka e shkuar, por kur shikon se kombi jot është në një situatë të keqe në aspektin e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit, kjo ditë do të vinte. Ishalla shpresoj që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë dhe t’a kthejmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë, në formën më të mirë dhe t’i shmangim të gjithë njerëzit që janë në dëmin e këtij vendi”, u shpreh Azem Hajdari

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?