Djali i Belerit kandidat i PD-së për bashkinë e Himarës? Reagon Dhuli: Po diskutohet çdo emër

Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimin për Fredi Belerin me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor. Ish-zëdhënësi i fushatës së Belerit, Skerdjan Dhuli tha se ky vendim ishte i pritshëm, pasi sipas tij arsyet se përse Edi Rama e donte në burg lidheshin me vjen bregdetare të detit jon dhe tokat në Himarë.

“Vendim i pritshëm, nuk kam menduar që Beleri do dalë i pafajshëm për arsye se nëse do e besoja i bie që të mos besoja arsyet se përse shkoi në burg, arsyet nuk lidheshin as me Belerin as me PD, por me vijën bregdetare të detit jon që është thembra e Akilit. Ishte i pritshëm, edhe nga vetë personi, ne e dimë arsyet se përse ia ishte aty”, tha Dhuli.

Nga ana tjetër, Dhuli tha se Partia Demokratike po diskuton për emrin e kandidatit të ri, pasi dënimi me formë të prerë nga Apeli i hap rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të Himarës. I pyetur nëse djali i Belerit mund të jetë kandidat, Dhuli tha se po diskutohet çdo emër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?