Djali i ”boses” që i doli emri tek inceneratorët: Ajo ka vdekur, jetonte në varfëri
Personazhet që jetonin ose jetojnë në varfëri, por në banka janë super të pasur, nuk kanë të sosur. Gjyste Serrmi doli në skemën e inceneratorëve, ku rezulton se asaj gjatë viteve 2016-2017-, i janë shitur dy kompanitë “Elvis 03” dhe “Frangaj Internacional”. Djali i saj për ”Abc News” se nënë e tij ka disa muaj që ka ndërruar jetë, dhe se ajo jetonte në varfëri. Po ashtu ai thotë se të ardhurat e saj ishin vetëm 117 mijë lekë, të cilat i merrte nga pensioni.
Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?
Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë”.
Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?
Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.”
Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?
Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.
Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?
Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.
KOHA JONË SONDAZH

