Djali i deputetes së PS, pozitiv nga Covid-19. Familja në karantinë
Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se sot në Fier janë shtuar 3 raste të reja. Abcnews.al mëson se njëri prej të prekurve është djali i deputetes së PS, Antoneta Dhima, e cila konfirmoi se djali ka qenë i kujdesshëm dhe se nuk e dinë nga e kishte marrë. Nga ana tjetër, mësohet se e gjithë familja e deputetes është futur në karantinë, po në Fier. Për sa i përket 26-vjeçarit, mësohet se ai pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, është sjellë në spitalin Infektiv për të marrë trajtimin mjekësor. Kujtojmë se pas Tiranës, Fieri është më i prekuri nga Covid-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar sot në 12.