Djali i deputetit të PS në gjykatë, Xhisiela-Rrajës: Do gënjej…
Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS në Krujë, Rahman Rraja.
Çështja penale kundër tij tashmë është përfunduar dhe Rraja do përballet në gjykatë me akuzën e “Përndjekjes”, ku rrezikon të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vite burg.
Bisedat e përgjuara në prokurori e Krujës
Ndër provat-fakte që prokurorja e çështjes i ka dërguar gjykatës së Krujës është dhe përgjimi ambjental që ka kryer në ambjentet e prokurorisë mes dy protagonsitëve të kësaj çështje, të pandehurit Rrexhep Rraja dhe të dëmtuarës Xhisiela Maloku.
”Shqiptarja”, shkruan se përgjimi është kryer fill pas përfundimit të seancës së ballafaqimit të këtyre dy personave, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin përpara prokurorëve.
Në këto kushte të tensionuara është vendosur që Maloku dhe Rraja të futen në një zyrë që të qetësoheshin dhe pikërisht aty janë përgjuar.
KOHA JONË SONDAZH

