Djali i francezes që jeton në Tiranë, në klubin e viktimave dje në Paris

 

Mamaja e tij ka vendosur të jetojë në Shqipëri, duke u bërë e njohur si francezja e ëmbëlsirave.

Marie Marchal është e njohur në mbarë Tiranën, për shkak të pastiçerisë së saj.

Edhe i biri i saj, Stanislavi, është i lidhur më Shqipërinë.

Kur ndodhi tragjedia e rëndë e Gërdecit, ai ndodhej në autostradë dhe nisi të ndihmonte të plagosurit me sa mundej.

Është mjek dhe i ka rastisur të jetë edhe në një tjetër tragjedi. 

Mbrëmë Stanislav ishte në klubin Bataclan, ku ndodhi edhe sulmi kryesor terrorist.

Ai u fotografua duke ndihmuar të plagosurit dhe përfundoi në kopertinën e "Liberation" (djathtas në foto) 

Mamaja e tij, Marie, është e lumtur që i biri ka shpëtuar.

Duke folur për News24, ajo thotë se i biri është human jo vetëm nga profesioni.

“Ai u qëndroi pranë të lënduarve në Gërdec, e bëri këtë gjë edhe mbrëmë”.

Ajo thotë se Franca është tronditur nga këto sulme.

“Ne jemi një vend i hapur,” thotë ajo. “Kjo ishte një traumë”. 

SHKARKO APP