Djali i ish-kandidates për presidente në SHBA del kundër Vuçiç: Kosova është Shqipëri

”Kosova i përket Shqipërisë”, shkruan djali i Nikki Haley, ish-kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një postimi në rrjetin X. Reagimi ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë.

Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.

https://twitter.com/Nalin_Haley/status/1770128884358386033

SHKARKO APP