Djali i ish-kandidatit për kryetar bashkie, ja kush është 32-vjeçari që u kërc@nua

Arlind Bushati është kërcënuar më armë zjarri në Shkodër. 32-vjeçari ka denoncuar në polici, duke thënë se mbrëmë persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Policia e Shtetit në një reagim për ngjarjen e rëndë, bën me dije se ka nisur hetimet dhe po bën verifikimet e kamerave të sigurisë për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

”Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës,

SHKARKO APP