Djali i komisionerit të ”Bashkë Fitojmë”, qëlloi me armë drejt makinës së ish-deputetit të PS-së

Një i ri ka qëlluar me armë në drejtim të makinës ku ishte ish-deputeti socialist Armando Prenga në Kurbin. Në media theksohet se personi që ka qëlluar, është djali i një komisioneri të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KZAZ 15, Kurbin, Fatbardh Ismaili.

Njoftimi i policisë

Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

SHKARKO APP