“Djali i madh, fajtor sipas provave”, gazetarja zbulon detajet: Dyshimet nisën pas gjetjes së…
Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në studion e “Open” ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës dhe tentativën e manipulimit të ngjarjes nga familjarët e tij.
“Dyshimet nisën kur u gjet automjeti i braktisur në sektorin Rinia. Hygerta gjatë gjithë kohës ka qenë e tensionuar edhe gjatë komunikimeve të para me policinë. Kjo ka ngritur dyshimet e hetuesve për të shkuar edhe më tej. Përballë provave ata kanë zbuluar se kanë pasur të bëjnë me një krim në familje. Kamerat e sigurisë së zonës kanë pikasur dy djemtë që kanë braktisur automjetin e të atit”, u shpreh ajo.
Ajo u shpreh se Hygerta Meta, vajza e viktimës, mund të ketë pranuar vrasjen për shkak të një marzhi më të ulët dënimi që mund t’i jepet, ndryshe nga i vëllai.