”Djali i Sokol Sinomatit s’ka rekord kr*minal”, gazetari Hoxha: 22-vjeçari u rrit pa babain, nëna ishte….
Sokol Sinomataj doli këtë të martë nga burgu për disa orë dhe për një tragjedi. Ai mori pjesë në ceremoninë mortore të të birit Gëzim Sinomataj, i cili u vra të dielën në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Ai u shoqërua nga forca të shumta policie. Për këtë ngjarje ka folur edhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha.
“Gëzim Sinomati ka qenë një fëmijë që nuk e ka pasur pranë babain e vet. Për aq moshë sa ka pjesën dërrmuese babai i vet ka qenë ose në burg ose kërkim. Nëna është jashtë shtetit për shkak të divorcit dhe ka krijuar familje të re. Edhe vëllai i Sokol Sinematit, Benardi, kanë qenë bashkë në Belgjikë dhe djali i vrarë ka marrë dokumente belge.
I biri ka qenë në shkollë atje, nuk ka asnjë rekord kriminal. Ka jetuar me xhaxhin dhe të atin por autoritetet belge dhe ato tonat nuk kanë rekorde për djalin, prandaj them që mund të ketë qenë xhaxhai synimi i autorëve për ta vrarë. Nuk e di nëse autoritetet belge do të këtë një hetim. Goditja që i ka dhënë në kokë viktimës e ka patur të qartë pamjen por e ka ngatërruar me xhaxhain, sepse nuk e ka njohur”, tha Hoxha.