Djali mbyt të ëmën 80-vjeçare, fqinjët: Çdo natë kthehej i dehur në shtëpi

Sanie Demollari është viktima e cila mendohet se është mbytur nga i biri 50-vjeçar Ylli Demollari në qytetin e Korçës.

E moshuara është gjetur e pajetë nga djali i saj, prandaj janë shtuar edhe më shumë dyshimet e policisë. Viktima jetonte vetëm me të birin në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. Mbi trupin e të moshuarës janë konstatuar shenja dhune.

Fqinjët e viktimës kanë deklaruar se shpeshherë i biri e dhunonte të moshuarën, pasi kthehej në gjendje të dehur në shtëpi. Të bërtiturat kanë qenë pjesë e përditshmërisë së tyre, kanë thënë më tej fqinjët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe për kapjen e autorit i cili nuk është gjetur në banesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?