Djali nga Skrapari: Ish e dashura më bën magji që t’më ndajë nga nusja

Kur “ish”-i nuk të shqitet dhe të ndjek nga pas edhe kur ti ke krijuar familjen tënde. Ky është një problem që po përballet një 31-vjeçar nga Skrapari, i cili është ndarë nga ish e dashura dhe tani është martuar me një tjetër, me të cilën është i lumtur, por jeta e tij po shkatërrohet prej saj. Ai ka vendosur t’ia besojë këtë problem “Jetaoshqef.al”, duke kërkuar edhe mendime nga fansat e këtij portali, pasi sipas tij policia nuk mund t’i japë zgjidhje.

Ja cili është problemi i 31-vjeçarit:

“Pershendetje JOQ! Behet fjal per te kaluaren time, por ka kaluar 1 vit dhe un tani jam I martuar dhe I lumtur me ate qe kam ne krah. Por nje karagjoze nga e kaluara ime shikoni ça ka ber veç zileve pa fund me privat shkon gervisht makinen time, por mbi te gjitha jan disa copa letre me shkronja arabe te doreza e deres te cilat jan pergatitur nga nje “magjistreckë” sipas asaj qe kuptoj un keto te fundit I ben qe un te ndahem nga nusja duke ren ne dashuri me ish-en nepermiet ketyre “magjive” kisha degjuar magji por nuk besoja se ka njerez te tille por fakti tregon qe ka akoma qe per 10 mij lek qe marin I bejn keq dikujt qe nuk e njofin fare, un jam mese I qet dhe I sigurt qe nuk me ndan dot nga nusja le te bej ça te doj sepse kjo puna e magjise eshte me shume psikologjike fiksohesh te e keqja dhe shkatron veten por un nuk jam nga ata qe fiksohem dhe esht vetem humbje kohe per ate qe I ben keto gjera, por I them atij/ asaj qe shkruan arabisht bravo te qoft kur gjen njerez budallenj qe te mbajn me lek”.

I pyetur më tej se nëse e kishte denoncuar këtë rast, duke marrë parasysh faktin që ish e dashura, e cila është rreth 26-vjeçe, i ka gërvishtur makinën, e shqetësim me “privat” dhe i bën magji, ai është përgjigjur kështu:

“Jo sepse nuk dua te zgjas aq shum, duke ditur qe shteti e vetmja gje qe do bej do ti thoj mos bej më keshtu gjerash dhe kaq, por un mendova duke e ber publike do komentojn fansat e faqes tuaj dhe ish e dashura diçka do kuptoj qe esht njeri pa vlera dhe se keto gjera nuk behen”.

Nëse gruaja e tij është në dijeni të kësaj situate, ai thotë: “Po esht ne djeni per çdo gje. Desha te shtoj se arsyeja pse jam me adrese jo me emrin tim eshte sepse me sulmohen tr gjitha adresat me emrin tim me vidhen foto dhe hapen profile me emrin tim dhe fotot e mija dhe nuses dhe perdoren sikur jam un sikur un flas me femra te tjera, ose sikur e nusja ime flet me djem te tjere te gjitha keto I ben kjo karagjozja ish-ja ime”.

Ky djalë kërkon mendimin tuaj për këtë histori me shpresën se 26-vjeçarja do reflektojë dhe do e lejë të jetojë i qetë jetën me gruan e tij.

SHKARKO APP