”Djali nuk po bënte video për TikTok”, babai i 18-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali

Dhimbja në famlijen Pjertushi është e madhe. Babai i Lorenzo Pjertushit, 18 vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 29 janar në Itali, Agron Pjertushi thotë se djalin e ka çuar vetë ai në ditëlindjen e kushëririt të tij, por se nuk kishte pasur informacion mbi çfarë kishte ndodhur më vonë.

”Lorenzo ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare”,-tha i ati i të riut që humbi jetën.

Prej datës 20 janar, i riu ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit tragjik ku teksa tentonte të rrinte në këmbë mbi makinën që drejtohej nga kushëriri i tij u rrëzua dhe u përplas nga i njëjti automjet.

Babai i Lorenzos tha se gjatë këtyre 8 ditëve, familjarët nuk kanë fjetur me shpresën se i riu do ta fitonte betejën për t’ju rikthyer jetës. ”Ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok”, shtoi ai.

SHKARKO APP