Djali vr@t babain dhe trupin e hedh në pus: E bëra sepse më kishte marrë lekët
Sërish krimi në familje godet në Shënavlash të Durrësit. Djali, Esmerald Balla ka vrarë babanë, Enver Balla, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus. Vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë. Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar humbjen e burrit në Polici. Sektori i Krimeve të Rënda, pas hetimeve ka zbuluar rastin. Para hetuesve ka pranuar krimin. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin, duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.