“Djali ynë kriminel? Vetëm një vrasje bëri”

 

“Na e keni bërë djalin kriminel, sikur kushedi sa krime ka bërë. Ai ka qenë i dënuar vetëm për një vrasje dhe nuk ka bërë gjë tjetër”.

Kësjhtu ka cituar për mediat një e afërme e Enton Nikajt, që mbeti i vrarë pardje, teksa të gjithë në ceremoninë mortore kanë qenë të mendimit se ai u vra kot, pasi nuk ishte objektivi i të shtënave dhe se autorët duhen ndëshkuar.

Sipas të afërmes së viktimës që ka folur për mediat, akuzat e tjera për grabitje dhe pjesëmarrje në bandën e Gaxhait ishin vetëm sajesa dhe të pavërteta.

Më tej, ajo kërkon nga policia që t’i arrestojë vrasësit dhe se Entoni ishte vrarë rastësisht, në përpjekje për të shuar sherrin mes shokut të tij dhe atyre që kërkonin paratë.

Ndërkaq, në lidhje me udhëtimet e shpeshta të Nikajt në Turqi, makinat e shtrenjta dhe fotot me objekte luksoze, fqinjët thanë se nuk e dinin se me ç’merrej ai konkretisht dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë që ai të punonte.

Për problemet e tij me drejtësinë, fqinjët përgjigjen me frazën standarde “Po sikur s’dihet si janë këto punë”. 

 

SHKARKO APP