Djalli në Mat “vritet” me kaçavidë! Burri rreh gruan dhe paguan kosovarin për t’i hequr magjinë

E pazankontë është ngjarja në Mat, atje ku djallin e vrasin me kaçavidë. Një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, por historia nuk mbaron me kaq.

48-vjeçari për të justifikuar dhunën, kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar pasi pretendonte se gruas së tij i kishin bërë magji. Personi që supozohet se i heq asaj magjinë, e godet atë me kaçavidë në disa pjesë të trupit. 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit, për të “shëruar” 33-vjeçaren po ndiqet penalisht për mashtrim.

Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak. 33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?