”Djaloshi i altarit i Putinit”, Patriarkana e Moskës: Papa Françesku po përdor tonet e gabuara

Thirrjet nga Papa Françesku ndaj Rusisë që ti japë fund luftës në Ukrainë, nuk kanë munguar. Por nga ana tjetër, Patriarkana e Moskës thotë se Papa po përdor tonet e gabuara për të përcjellë përmbajtjen e bisedës që ka pasur me Patriarkun Kirill.

“Është për të ardhur keq që një muaj e gjysmë pas bisedës me Patriarkun Kirill, Papa Françesku ka zgjedhur tonin e gabuar për të përcjellë përmbajtjen e kësaj bisede”, ky ishte komunikimi i Departamentit për Marrëdhëniet e Jashtme Kishtare të Kishës Ortodokse Ruse.

Ishte fillimisht Papa Françesku ai që paralajmëroi liderin e kishës ortodokse ruse, që të mos bëhet “djaloshi i altarit i Putinit”. Në fjalët e tij më të ashpra deri më tani kundër patriarkut pro-luftës, Françesku kritikoi Kirillin për mbështetjen e arsyeve të deklaruara të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam folur me të për 40 minuta përmes Zoom”, tha Papa për të përditshmen italiane Corriere della Sera në një intervistë të botuar të martën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?