Djaloshi mban veshur fanellën kuqezi, pas gërmadhave në Kumanovë

Në mes të gërmadhave që la konflikti i armatosur në Kumanovë, një djalosh shqiptar i veshur me një bluzë me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar, nuk e ka prishur fare terezinë.

Ushtria dhe njësitë speciale maqedonase kanë shkatërruar banesa të shumta në Lagjen e Trimave në Kumanovë dhe të shumtë në numër ndodhen brenda në qytet, por siç tregojnë edhe fotot që vijnë nga agjencitë e huaja shqiptarët trima nuk janë trembur.

AFP raporton se kjo ishte ngjarja më tragjike e konfliktit ndëretnik në Maqedoni që prej vitit 2001, ku raportohen deri tani 22 të vrarë, mes të cilëve edhe 8 policë.

SHKARKO APP