Djathë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: M.Z., 32 vjeç, banues në Tiranë. Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

 

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

Swiss Digital Desktop Reklama

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?